Serialit “Sha je be tu folën” i bashkohet edhe Adriana Matoshi

Mediale Vip

Serialit “Sha je be tu folën” i bashkohet edhe Adriana Matoshi

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 16:41
Serialit “Sha je be tu folën” i bashkohet edhe Adriana Matoshi

Seriali i ri “Sha je be tu folën” po vazhdon të sjellë skeçe të ndryshme në episodet e reja.

Kastit të aktorëve të këtij seriali, duket se i është bashkuar edhe një prej aktoreve më në zë të skenës.

Bëhet fjalë për Adriana Matoshin, e cila krahas angazhimeve politike, anash nuk po e lë as profesionin e saj si aktore.

Ka qenë vet aktori që luan rolin kryesor, Ridvan Murati, ai i cili ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale, ku shihet bashkë me kolegun Ernest Zymberi, dhe “aderimin” e ri në serialin “Sha je be tu folën”.

“Aktorja Adriana Matoshi pjesë e serialit tonë, dhe shumë shpejt me risi tjera”, ka shkruar Murati në Facebook.

Kujtojmë që njohja e të tre aktorëve daton që nga koha e “O Sa Mirë”, ku ata kanë luajtur në disa nga rolet më atraktive për publikun

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat