Can Yaman konfirmon lidhjen me gazetaren italiane me një foto dhe dy fjalë

Mediale Vip

Can Yaman konfirmon lidhjen me gazetaren italiane me një foto dhe dy fjalë

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 20:22
Can Yaman, Diletta Leotta

Ishte Anna Pettinelli ajo e cila gjatë emisionit të saj në radio në RDS hodhi aludime se aktori turk me origjinë shqiptare, Can Yaman, kishte nisur një lidhje të re me gazetaren italiane, Diletta Leotta. Ajo siguroi se kishte dëgjuar për flirtin nga burime të besueshme, madje shtoi se ata kanë qëndruar në të njëjtin hotel në Romë.

Më pas revista ‘Chi’ publikoi foto ku dyshja shfaqen në moment private duke u puthur dhe përqafuar.

Media italian shkruan se ata kanë kaluar 5 netë në një hotel në Romë, nga ku publikuan edhe foto. Pas këtyre lajmeve aktori reagoi përmes një postimi në Instagram duke shkruar: “Është puna ime! Pikë”.

Pas shumë e shumë thashethemeve, Can nuk ka duruar më dhe më në fund ka konfirmuar lidhjen e shumëpërfolur me gazetaren. Së fundmi ai ka postuar në Instagram një foto me Diletta-n. Ata të dy shihen shumë të afërt me njëri-tjetrin, teksa gazetarja ka mbështetur kokën tek shpatullat e aktorit. Can mban në dorë një armë, sepse duket se ata kanë kaluar kohën duke provuar qitjen në një ambient të hapur.

“Çifti i rrezikshëm”, ka shkruar ai përkrah fotos dhe ka etiketuar në postim Diletta Leotta-n.

Ai i ka mbyllur komentet në foto, mirëpo kjo nuk i ka penguar fansat e dyshes që të shpërndajnë foton me shpejtësi në rrjete sociale. Kujtojmë se para disa javësh është raportuar se Can Yaman do të marrë rolin e “Sandokan” në serialin e ri të producentëve italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat