Rita Ora gati të rikthehet në muzikë, paralajmëron këngën e re “Bang” me David Guettan

Mediale Vip

Rita Ora gati të rikthehet në muzikë, paralajmëron këngën e re “Bang” me David Guettan

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 20:34
Rita Ora

Rita Ora ka njoftuar një rikthim në muzikë me një mori bashkëpunimesh – përfshirë super yllin David Guetta – pak kohë pasi ajo bleu një shtëpi luksoze në vlerë tetë milionë funte në Londër.

30-vjeçarja ndau lajmin e gëzueshëm me ndjekësit e saj në Instagram, shkruan The Sun.

Kënga është produkt i producentit Imanbek dhe do të publikohet më 12 shkurt, në bashkëpunim me: David Guetta, Gunna dhe reperin argjentinas Khea.

Këngëtarja ritheksoi një përzgjedhje të përgjigjeve të ngazëllyera nga fansat, të cilët nuk kishin humbur kohë për të bërë porosinë e tyre.

Kënga “Bang” është përshkruar si një “përzierje e kulturës moderne të pop-it, kulturës së klubit të viteve ’80 dhe ’90”.

E gjithë gjëja u shkrua dhe u prodhua përmes aplikacionit ‘Zoom’, me Ritën e cila thotë: “Është e mahnitshme se si teknologjia lejoi që lidhja jonë të shkëlqejë”.

“Muzika me të vërtetë është një gjuhë universale dhe kjo këngë është provë se procesi krijues ka fuqinë të kapërcejë çdo pengesë që na ndan”, tha ajo.

Ky do të jetë publikimi i parë muzikor i Ritës në gati një vit pas solo-këngës së saj “How to be lonely”, e cila është shkruar nga Lewis Capaldi.

Lajmi vjen pasi The Sun zbuloi ekskluzivisht se Rita kishte blerë së fundmi një shtëpi në Londër, në vlerë 7.5 milionë funte.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat