“Do doja të më kishte zënë COVID dhe kolera për të …”- Pasi Bora Zemani u infektua me koronavirus, Arjan Konomi habit me deklaratën

Mediale Vip

“Do doja të më kishte zënë COVID dhe kolera për të …”- Pasi Bora Zemani u infektua me koronavirus, Arjan Konomi habit me deklaratën

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 20:51
Bora Zemani/ Arjan Konomi

Moderatorja Bora Zemani, ditën e enjte, njoftoi se ishte infektuar me koronavirus dhe nuk do jetë e pranishme në emisionin “Përputhen”.

Opinionisti i këtij programi, Arjan Konomi publikoi një foto krah Bora Zemanit në rrjetet sociale dhe i uroi asaj “urim të shpejtë”.

Por ai habiti me deklaratën e tij, teksa u shpreh se “do dëshironte ta kishte zënë COVID dhe kolera për të pushuar disa ditë”.

“Bora shërim sa më të shpejtë! Është hera e parë në jetë që do kisha dashur të më kishte zënë COVID dhe kolera për të pushuar disa ditë!”- shkroi Arjan Konomi.

Ndërsa në postim nuk ka munguar komenti i Bora Zemanit, e cila shkroi se të qëndruarit në shtëpi për shkak të COVID “nuk është edhe aq qejf kur ke një tufë me ilaçe tek koka krevatit”.

“Hahahahahahaha vetëm se nuk është aq qejf sa duket me një tufë me ilaçe tek koka e krevatit … Do ikin shpejt ditët dhe aty më ke, nuk shpëton nga unë,”- komentoi moderatorja.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat