I vogli George rrezikon të mos bëhet kurrë mbret

Mediale Vip

I vogli George rrezikon të mos bëhet kurrë mbret

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 14:10
George

Të gjithë e dinë që pasardhësi më i madh i Dukës dhe Dukeshës së Cambridge është George.

Ai do festojë së shpejti 7-vjetorin e lindjes dhe sipas rregullave është i treti në radhë për t’u bërë mbret në të ardhmen. Para tij është gjyshi Charles dhe i ati William, por gjasat që i vogli të arrijë të bëhet mbret një ditë janë shumë të vogla.

Sipas ekspertit mbretëror Clive Irving, në momentin kur Princ George të ketë radhën për të marrë fronin, monarkia nuk do ekzistojë më. Në fakt thuhet se kjo formë qeverisjeje ka ekzistuar deri tani pasi mbretëresha Elisabeth ka ditur t’i përshtatet ndryshimeve të kohës dhe modernizimit të shoqërisë, por ka shumë dyshime mbi aftësitë e djalit të saj Princit Charles, për të udhëhequr.

Mendohet se do jenë vetë njerëzit ata që do kërkojnë që monarkia të mos ekzistojë më pasi, çdo vit nga taksat e qytetarëve, 83 milionë paund shkojnë për familjen mbretërore, megjithëse roli i tyre në qeverisje është i vogël.

Me ndryshimet që parashikohet të ndodhin, George nuk do arrijë të hipë në fron. Mbase i fundit që do jetë mbret do jetë babai i tij, William.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat