Aktorja Fiona Gllavica kujton nënën e saj të ndjerë

Mediale Vip

Aktorja Fiona Gllavica kujton nënën e saj të ndjerë

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 16:12
Fiona Gllavica

Aktorja, Fiona Gllavica sot në përvjetorin e vdekjes së nënës së saj, na ka emocionuar të gjithëve me fjalë prekëse dhe mallëngjimi, shkruan Kosovarja.

Sot shtatë vite më parë Fiona ka humbur një ndër personat më të dashur në jetën e saj.

“Dhe vjen një ditë kur e dëgjon veten duke folur si ajo, gatuar si ajo, qeshur si ajo, kënduar si ajo, mësuar si ajo, kërcyer si ajo, shkruar si ajo, qarë si ajo.

Dhe vjen një ditë kur ato këpucë gjigande që keni provuar kaq shumë ju përshtaten në mënyrë të përsosur dhe ju mund të ndiqni gjurmët e saj dhe ne secilin hap filloni të kuptoni gjithçka që keni kritikuar gjithmonë : kufijtë, sfidat, zemërimin, shqetësimet, frikën e saj!Ne heshtje e falenderoni që ishte aty, të shoqëronte nga afër, të shikonte, të këshillonte dhe të mbronte…E falenderoni per përpjekjet,sakrificat dhe kohën e saj…Vjen një ditë kur shiheni në pasqyrë dhe e shihni atë sepse është e vërtetë se disa muaj keni qenë brenda saj , por ajo gjithmonë do të jetë brenda jush.. #7vjet” ka shkruar Fiona në dedikimin e ndjerë për nënën.

Aktorja shumë e dashur e publikut kosovar dhe më gjerë, ka disa muaj që është bërë nënë e një djali shumë të lezetshëm, Lekës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat