U infektua me Covid-19, Jonida Shehu i bën publikisht një kërkesë Mira Rakacollit

Mediale Vip

U infektua me Covid-19, Jonida Shehu i bën publikisht një kërkesë Mira Rakacollit

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 19:34
Jonida Shehu, Mira Rakacolli

Jonida Shehu zbuloi ditën e djeshme se është infektuar me Covid-19 dhe se i duhet të qëndrojë e izoluar në shtëpi për 2 javë siç e kërkon protokolli.

“Sot rezultova Pozitiv per Sars Cov 2. Nisi si nje dhimbje shpatullash dhe shpine,sot kaloi si dhimbje koke dhe pak temperature.

Ndërkohë ditën e sotme për të kaluar kohën në izolim ajo ka zhvilluar një intervistë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram. Moderatorja tregoi se nuk ndihet shumë keq dhe se gjëja që po e shqetëson më shumë është ankthi, duke menduar se çfarë do të ndodhë sot apo nesër.

Image
Insta

“Nuk është se ndihem shumë keq, por as mirë. Është kështu si ndjesi e çuditshme, por shpresoj që ditët që do të vijnë të jenë më të lehta, jo më të vështira, sepse është shumë problem ky ankthi, çfarë do të ndodhë nesër, por deri tani jam ok. Unë jam në ditën e tretë, është e përballueshme deri tani, por duhet të kesh shumë vëmendjen, sepse dita nga dita ndryshon dhe njeriu nga njeriu ndryshon”, thotë Jonida.

Ajo zbuloi se është izoluar në shtëpi me partnerin e saj, Albin, ndërsa vajza, Kristal, do të qëndrojë larg tyre këto ditë.

Moderatorja tha se fatmirësisht deri tani nuk është infektuar asnjë nga të afërmit e saj, por i ka bërë kërkesë zëvendës ministres së Shëndetësisë, Mira Rakacollit dhe ekspertit të ekonomisë, Kastriot Sulka që të bëjnë një test, sepse ata kanë qenë të ftuar së fundmi në emisionin e saj “Radar” në “Abc News”.

“Deri tani familjarët e mi nuk janë infektuar, por do t’i bëja kërkesë urgjente, madje mund të jetë edhe e vonuar, Mira Rakacollit dhe Kastriot Sulkës, kanë qenë të ftuarit e mi të fundit në Radar, të bëjnë një test këto ditë sa më shpejt se sot ka qenë mbledhja e Komitetit Teknik të Ekspertëve dhe nuk dua të jem unë shkaku i infektimit”, tha Jonida.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat