Fillon numërimi nga prapa për këngën e Ritës, ndan tjetër imazh me veshje tradicionale në klip

Mediale Vip

Fillon numërimi nga prapa për këngën e Ritës, ndan tjetër imazh me veshje tradicionale në klip

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 20:04
Rita Ora

Rita vazhdon t’i bëjë krenarë gjithë shqiptarët në botë.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, nesër (e premte) publikon këngën e re.

“Bang”, titullohet projekti i ri i Ritës, të cilin e sjell të vizualizuar edhe me videoklip dhe në bashkëpunim me David Guettan, Gunna dhe Khea.

Por, ajo që mori vëmendjen e të gjithëve është paraqitja e këngëtares me veshje tradicionale shqiptare në klip.

Kur kanë mbetur edhe pak orë nga publikimi i këngës së re, Rita ndau me ndjekësit një tjetër imazh nga klipi.

Në këtë mënyrë, ajo zbuloi edhe orën në të cilën do të publikohet kënga në vende të ndryshme të botës.

“Bang” do të jepet si premierë nesër (12 shkurt), ndërsa të gjithë shqiptarët presin me padurim klipin e këngës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat