Loriku është i vendosur: Enkelejdën e ka vetëm për vete

Mediale Vip

Loriku është i vendosur: Enkelejdën e ka vetëm për vete

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 06:27
Lorik Cana dhe Enkelejda

Në muajin janar të vitit që lamë pas, ish- kapiteni i skuadrës kombëtare të Shqipërisë, Lorik Cana u bë baba për herë të dytë me vajzën e tij, të cilën së bashku me partneren vendosën t’i vënë një emër tipik shqiptar, Enkelejda.

Që nga ai moment Loriku ka shijuar prindërimin në Itali, aty ku ndodhet prej kaq kohësh së bashku me familjen e tij, megjithatë mes pozave e momenteve të ndara me ndjekësit, një detaj nuk ka ndryshuar.

Edhe në foton e fundit ku ka shijuar kohën me të bijën në qytetin e tij të preferuar, Romën, nuk e ka zbuluar sërish pamjen e saj.
“Baba me Qikë janë dal me shetit!!! Nella piu bella citta del Mondo Eternal Rome”, ka shkruar Loriku krah fotos me Enkejledën në krahët e tij.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Lorik Cana (@lorikcana)

Ne nuk e dimë se në cilin moment ish- futbollisti do ndajë një portret të së bijës, por do duhet kohë që ai të bindet për ta hedhur këtë hap. Ndërkohë shijojmë kaq sa na serviret.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat