“Komplimentoni vajzat”, Fatma i reagon Arjanit: Vajzat nuk janë lodra seksuale, jashtë ha gjobë

Mediale Vip

“Komplimentoni vajzat”, Fatma i reagon Arjanit: Vajzat nuk janë lodra seksuale, jashtë ha gjobë

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 23:31
Arjan Konomi dhe Fatma

Fatma i përgjigjet Arjanit publikisht pas kritikës që ua bëri djemve.

Opinionisti Arjan Konomi, në puntanën e sontme tha se djemtë duhet t’i komplimentojnë vajzat, ngase në këtë mënyrë i bëjnë për vete.

“Është një fjalë në italisht ‘corteggiamento’, në shqip do të thotë ‘të miklosh’, por asnjë nga ju s’e di. Pra ju kërkoj t’i bëni vajzat për vete. T’i thoni fjalë të mira, t’i vlerësoni tiparet. Nuk dëgjova një djalë t’i thotë një vajze më pëlqejnë këmbët e tua, flokët e tua, fundshpina jote se atë shohin djemtë. Pra të mikloni”, tha Arjani.

Në anën tjetër, Sindi u kritikua se po afrohet me djemtë në prapaskenë dhe ka qëllime tinëzare për t’i bërë djemtë për vete.

E gjithë kjo situatë e nxiti Fatma Haxhialiun që të reagojë përmes një statusi, duke thënë se vjazat nuk janë lodra seksuale.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat