Bad Bunny dhe Rosalia të zjarrtë në videoprojektin e ri “La Noche de Anoche”

Mediale Vip

Bad Bunny dhe Rosalia të zjarrtë në videoprojektin e ri “La Noche de Anoche”

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 10:29
Bad Bunny dhe Rosalia

Dyshja e njohur e muzikës latine, Bad Bunny dhe Rosalía, e kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të ri me titull “La Noche de Anoche”.

Kënga është pjesë e albumit të fundit të reperit nga Puerto Rico, “El Último Tour Del Mundo”, i cili u lansua në nëntor të vitit të kaluar.

Tani, dyshja e famshme e muzikës e ka publikuar videoklipin zyrtarë të këngës, e cila i sjell ata duke i bërë serenatë njëri-tjetrit në një lokacion romantik në shkretëtirë, para se trupat e tyre t’i përfshijë zjarri.

Videoprojekti në fjalë është mirëpritur jashtëzakonisht mirë nga fansat e këngëtares Rosalía dhe reperit Bad Bunny, dhe brenda 15 orëve të para të lansimit kënga “La Noche de Anoche” i ka marrë rreth 8 milionë klikime.

Të dielën mbrëma, Bad Bunny po ashtu e konfirmoi lajmin se do të jetë mysafir muzikor në edicionin e radhës së emisionit, “Saturday Night Live”. Ky shou shumë i ndjekur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të transmetohet më 20 shkurt, ndërsa prezantues i tij këtë javë do të jetë ylli i serialit “Bridgerton”, Regé-Jean Page.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat