Arsyeja pse Sindi deshi ta godasë Mevlanin dhe u largua nga studio

Mediale Vip

Arsyeja pse Sindi deshi ta godasë Mevlanin dhe u largua nga studio

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 09:41
Sindi

Ditën e sotme Sindi pati një përleshje të ashpër me djalin e ri që hyri në “Përputhen” së fundmi, Julianin.

Ky i fundit u shpreh se shumë i kishin sugjeruar të dilte në një takim me Sindin, sepse është si vaj Borshi, ekstra i virgjër.

Sindi e cilësoi si koment seksist dhe madje kërkoi që Juliani të largohej, duke u shprehur, “O unë, o ti në këtë studio”.

“Këto komente janë shumë seksiste dhe unë të sugjeroj që me këto komente ta mbyllësh gojën dhe të mos i bësh më kurrë para një femre. Kush je ti të bësh këtë koment për mua. Të arrish në këto komente për mua, mbylle gojën dhe të kërkosh falje tani”, tha Sindi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat