“Ishim të zënë duke krijuar kujtime të çmuara”- Rona Nishliu publikon për herë të parë një foto familjare që pas ardhjes në jetë të djalit të saj

Mediale Vip

“Ishim të zënë duke krijuar kujtime të çmuara”- Rona Nishliu publikon për herë të parë një foto familjare që pas ardhjes në jetë të djalit të saj

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 11:31
Rona Nishliu me familje

Shtatzënia e dytë e këngëtares Rona Nishliu ishte surprizë për të gjithë, sepse ajo e ndau këtë lajm me ndjekësit në rrjete sociale më 25 gusht të vitit të kaluar, në ditën e saj të lindjes.

Pas vajzës, Noa-s, ajo dhe bashkëshorti i saj janë bërë prindër të një djali, të cilin e pagëzuan me emrin Bardhyl.

Ditën e djeshme, këngëtarja ndau për herë të parë në rrjete sociale një foto familjare, si për të festuar kështu “Shën Valentinin”.

Image

Rona shfaqet e buzëqeshur teksa shihet në sy me bashkëshortin e saj, ndërkohë që në krahë mbajnë të vegjlit e tyre.

“Gëzuar ‘Shën Valentinin’ e vonë! Na falni, por ishim të zënë duke krijuar kujtime të çmuara”, shkroi Nishliu.

Rona u martua në vitin 2019 me anë të një ceremonie të fshehtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat