Naser Rafuna tregon se a i ka fituar votat për deputete Adriana Matoshi!

Mediale Vip

Naser Rafuna tregon se a i ka fituar votat për deputete Adriana Matoshi!

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 17:38
Adriana Matoshi dhe Naser Rafuna

Kandidate e këtyre zgjedhjeve ishte edhe aktorja Adriana Matoshi.

Ajo kandidoi nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje e cila edhe arriti t’i fitoj këto zgjedhje.

Adriana Matoshi, ende nuk dihet se sa vota ka marrë dhe a ka arritur të bëhet deputete e Kuvendit të Kosovës.

Megjithatë, aktori dhe kolegu i saj Naser Rafuna përmes një postimi e ka shpallur atë deputete.

“Urime shoqja e klasës, mbesa ime, syni, haverica ime, energjia më e mira…ky person do të jetë deputete në Kuvendin e Kosovës. Njeriu që veç duke qeshur më ka shkuar çdo ushtrim shkolle, shfaqje e ndejë. E rrallë si kjo, e drejtë shkurt më e mira. Urime motër”, kanë qenë fjalët e Naser Rafunës që ka shkruar në fotografinë që ka zgjedhur ta publikoi.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat