E akuzojnë se u martua me miliarderin për paratë e tij, reagon aktorja e famshme: Kemi 15 vite bashkë, ne jemi...

Mediale Vip

E akuzojnë se u martua me miliarderin për paratë e tij, reagon aktorja e famshme: Kemi 15 vite bashkë, ne jemi...

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 23:56
Salma Hayek, François-Henri Pinault

Aktorja e famshme e “Hollywood”-it, Salma Hayek, ka vendosur që t’u përgjigjet të gjithë atyre që e akuzojnë se është martuar me bashkëshortin e saj miliarder, François-Henri Pinault, për paratë e tij.

Ata janë martuar më 14 shkurt të vitit 2009 dhe kanë një vajzë 13-vjeçare, Valentina. Ata vetëm pak ditë më parë festuan përvjetorin e martesës, e cila përkon edhe me ditën e Shën Valentinit.

54-vjeçarja ka folur rreth spekulimeve për marrëdhënien e saj me francezin, në podkastin Armchair Expert.

 “Ai më ka bërë të ndihem shumë mirë. Kur u martova me të, të gjithë thanë: ‘Ajo u martua me të për paratë!’, po mendoni atë që dëshironi, kemi 15 vjet së bashku dhe ne jemi të fortë”, ka thënë aktorja

Kujtojmë se bashkëshorti i saj është shefi ekzekutiv i grupit “Kering” dhe mbikëqyr markat përfshirë Gucci, Alexander McQueen dhe Yves Saint Laurent.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat