“E kom djeg virusin sonte”, Fifi e “kall” atmosferën në Ferizaj

Mediale Vip

“E kom djeg virusin sonte”, Fifi e “kall” atmosferën në Ferizaj

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 08:49
Fifi

Pandemia Covid-19 vazhdon me shtim të rasteve në vendin tonë megjithatë kjo nuk po i ndalon këngëtarët e estradës të mbajnë mbrëmje muzikore.

Këngëtarja Filloreta Raçi e njohur si Fifi mbrëmë ka qenë në qytetin e Ferizajit e cila ka mbajtur një mbrëmje muzikore për 13 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Ajo publikoi një video në profilin e saj zyrtar në Instagram, teksa zbuloi atmosferën që ka mbizotëruar mbrëmë ku shihet një numër i njerëzve të pranishëm dhe ajo më e veçanta është se shihen pas maska dhe distancë.

Ajo mori komente të shumta nga ndjekësit e saj derisa një komentues i ka shkruar se a ka virus aty.

“A keni virus najkun”, ka qenë komenti dhe Fifi ia ka kthyer duke i shkruar se e ka djeg edhe virusin. “E kom djeg edhe virusin sonte, m’fal për modestin”, ka shkruar këngëtarja.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat