Princi Philiph shtrohet në spital, Pallati Mbretëror sqaron situatën

Mediale Vip

Princi Philiph shtrohet në spital, Pallati Mbretëror sqaron situatën

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 19:18
Familja mbretërore

Princi Philip, bashkëshorti 99-vjeçar i Mbretëreshës Elizabeth, është dërguar në një spital në Londër pasi nuk është ndjerë mirë, sipas një njoftimi për shtyp të Pallatit Buckingham.

"Lartësia e Tij Mbretërore Duka i Edinburgut u pranua në spitalin King Edward VII në Londër, të martën në mbrëmje," -thuhej në njoftimin e së mërkurës, duke shtuar: "Pranimi i Dukës është një masë paraprake, sipas këshillës së mjekut të Lartësisë së Tij Mbretërore, pasi nuk u ndje mirë. Duka pritet të qëndrojë në spital për të qenë nën vëzhgim dhe për të pushuar."

Një burim mbretëror tha për CNN se Duka udhëtoi në spital me makinë dhe nuk bëhej fjalë për një urgjencë. Burimi shtoi se ai hyri në spital pa ndihmë dhe sëmundja e tij nuk lidhet me Covid-19. Policia qëndron jashtë spitalit King Edward VII të Londrës, ku Princi Philip u shtrua, si një masë sigurie.

Mbretëresha ka qëndruar në Kështjellën Windsor, në perëndim të Londrës.

Princi Philip u tërhoq nga jeta publike në vitin 2017. Për shkak të moshës së tij, Duka është dërguar në spital disa herë në vitet e fundit. Mbretëresha dhe Princi Philip kanë kaluar pjesën më të madhe të vitit të kaluar në Kështjellën Windsor, pasi u larguan nga Pallati Buckingham gjatë valës së parë të pandemisë Covid-19 në pranverën e vitit 2020. Të dy morën dozën e parë të vaksinës Covid-19 në janar të këtij viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat