Can Yaman dhe Diletta Leotta, një histori dashurie e sajuar?

Mediale Vip

Can Yaman dhe Diletta Leotta, një histori dashurie e sajuar?

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 19:24
Can Yaman dhe Diletta Leotta

Data e supozuar e dasmës, një aeroplan që fluturon mbi qiellin e Romës, ku shkruhet: “Diletta, a do të martohesh me mua? Të dua Can”, Can që kapet mat me vjehrrën e ardhshme nëpër argjendari duke kërkuar një unazë, dhe të gjitha këto kanë ngritur dyshime mes fansave italianë se gjithë historia e çiftit është e sajuar. Fansat janë të ndarë në dy grupe: ata që besojnë në vërtetësinë e kësaj historie dashurie dhe ata që, nga ana tjetër, flasin për një histori të krijuar për biznes.

Can dhe Diletta nuk konfirmojnë, por as nuk mohojnë. Për javë të tëra, thashethemet për çiftin Leotta-Yaman kanë mbajtur pezull komentuesit e rrjeteve sociale dhe ata të televizionit. Në emisionin e fundit të “Pomeriggio Cinque”, transmetuar dje, më 17 shkurt, u hodhën dyshime rreth besueshmërisë së flirtit mes aktorit turk dhe prezantueses italiane.

Thashethemet në lidhje me historinë e dashurisë së Diletta Leottas dhe Can Yaman po qarkullojnë prej thuajse një muaji. Sipas thashethemeve në mediat italiane, çifti filloi lidhjen pas disa mesazhesh të shkëmbyera përmes Instagramit. Fotoja e parë e kapur nga paparacët daton në ditët e para të janarit, kur çifti u kap duke darkuar së bashku. Ndërsa ata publikuan foto së bashku vetëm pak ditë më parë në rrjetet sociale.

Me pak fjalë, gjithçka që kemi parë janë imazhe perfekte dhe jo shumë spontane. Shumë fansa të 31-vjeçarit nuk besojnë në këtë marrëdhënie. Zhurma e shkaktuar nga kjo histori ka bërë që disa të dyshojnë se bëhet fjalë më shumë për biznes sesa për dashuri.

Gazetari i njohur Alberto Dandolo është pothuajse i sigurt se kjo është një "lidhje biznesi", pasi ai shpërtheu në të përjavshmen Oggi, duke treguar se si pas historisë së dashurisë së shumëpërfolur në të vërtetë mund të fshihen interesat profesionale të të dyve.

Barbara D'Urso pyeti në program opinonistët dhe shprehu dyshimet e saj.

Përmes profileve në rrjetet sociale, të shumtë ishin edhe komentuesit e “Pomeriggio Cinque” që mendojnë se diçka fshihet dhe nuk e përjashtojnë mundësinë që historia e çiftit të famshëm të jetë një bashkim vetëm për biznes. Sidoqoftë, vetëm kur Can dhe Diletta të vendosin të flasin publikisht për këtë gjë, do të mund të hedhin dritë mbi gjithçka që po spekulohet aktualisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat