Dafina dhe Elinel konfirmojnë bashkëpunimin

Mediale Vip

Dafina dhe Elinel konfirmojnë bashkëpunimin

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 19:31
Dafina dhe Elinel

Dafina Zeqiri dhe reperi Elinel kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor.

“Qa po thu”, titullohet kënga e dyshes, e cila është drejt finalizimit dhe pritet që të publikohet shumë shpejt.

Këtë gjë e ka konfirmuar vet Dafina me anë të një postimi në Instagram, ku shfaqet krah reperit.

“Nëse don mu shty me mu….”, shkruan këngëtarja, teksa thekson se për këtë projekt kanë bashkëpunuar me producentin Rzon.

Ndryshe, “Mos shko” titullohet kënga e fundit e Dafina Zeqirit, ndërsa është duke punuar intenzivisht për albumin e ri. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat