Ja kush është autori që përplasi për vdekje babain e Nicki Minaj

Mediale Vip

Ja kush është autori që përplasi për vdekje babain e Nicki Minaj

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 22:40
Nicki Minaj

Policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar për vrasjen e babait të reperes Nicki Minaj. Mësohet se 64 vjeçari u përplas nga automjeti me të cilin udhëtonte shtetasi Charles Polevich.

Të premten e kaluar, Robert Maraj, po ecte në rrugë në Mineola, në Long Island të shtetit të Nju Jorkut kur u godit nga një makinë, drejtuesi i së cilës u largua nga vendi i ngjarjes.

Për shkak të dëmtimeve të mëdha të marra në trup nga ky aksidenti, ai ndërroi jetë në spital pas 24 orësh.

Autori i dyshuar i kësaj ngjarje, Polevich, po përballet me akuzat e policisë për largimin nga vendi i aksidentit dhe për fshehjen e provave.

Vdekja e babait të Minajt, erdhi vetëm katër muaj pasi ajo mirëpriti në jetë fëmijën e saj të parë me Kenneth Petty.

Këngëtarja me famë botërore, Nicki Minaj, lindi në Trinidad dhe u rrit në Queens, New York, ku filloi karrierën e saj muzikore.

Besohet se këngëtarja 38 vjeçare ka patur një marrëdhënie të komplikuar me të atin. Minaj ende nuk ka dhënë asnjë koment në rrjetet e saj sociale dhe asnjë deklaratë lidhur me këtë ngjarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat