Gold AG po relaksohet në Shqipëri.
Reperi Gold AG ka udhëtuar drejt Shqipërisë për të shijuar disa ditë pushimi në Durrës.
Në llogarinë e tij në Instagram, artisti ka publikuar një fotografi, në mbishkrimin e së cilës tregon dashurinë që ka për këtë vend.
“Une s’muj pa Shqipni sikur toka pa shi”, ka shkruar Goldi sipër fotos, ku mori komente e pëlqime të shumta nga ndjekësit.
Në këtë udhëtim, reperi po shoqërohet nga gruaja e tij Ermira dhe djali Guerili.
Ndryshe, “Jem Ilira, jem Teuta” mban titullin kënga e fundit e Gold AG, në duet me Nikollë Nikpreljan.