Skivi rrëfen momentin tronditës kur e mori vesh për vdekjen e Albertit

Mediale Vip

Skivi rrëfen momentin tronditës kur e mori vesh për vdekjen e Albertit

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 23:35
Skivi dhe Albert Krasniqi

Skivi ka treguar se kush ia dha lajmin për vdekjen e Albertit.

Ai në këtë intervistë më shumë ka folur për vdekjen e njërit prej shokëve më të ngushtë të tij, Albert Krasniqi.

“Lajmin e kuptova prej artistit tem të ri, Uki. Unë isha në gjumë, në fakt duke pushu pasi që e kisha një intervistë në 5:30-6:00. Uki, ai është aktiv shumë, rri non-stop në telefon dhe me sa duket ai e ka pa i pari edhe me ka telefonu edhe ma ka dhënë lajmin e trishtueshëm që nuk mujsha me e besu”, ka thënë Skivi.

Gjatë intervistës Skivi ka folur edhe për kujtimin më të mirë që ka pasur me Albertin derisa ai ishte gjallë.

“Kujtime më shumë kemi, ndoshta, më shumë prej kohës kur ai del nga burgu. Para se ai të hyjë në burg, në shoqërinë e tij, në mahallë e kam njohur jo shumë por më shumë nga distanca. Jemi njohur por nuk kemi pasur shoqëri më të mirë”, ka thënë reperi.

“Një ndër kujtimet më të mira që kam pasur është ajo që rruga që të shpije nga Matiçani në Kolevicë, nga rruga e Gërmisë dmth prapa Gërmisë e ku unë dhe Alberti atë rrugë e kemi përshkru për më shumë se shtatë vite. Pra, kur ka qenë edhe rrugë më zhavorr, edhe me lloq, e ku ne kemi kalu aty çdo verë me krosa (motora) minimum 3-4 herë verës. Ajo rrugë ka me mbet kujtimi më i mirë i jemi ndonjëherë prej tij”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat