Andi pranon të dalë në takim me vajzën e re, e kërcon Jasmina: Avash aty...

Mediale Vip

Andi pranon të dalë në takim me vajzën e re, e kërcon Jasmina: Avash aty...

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 13:14
Andi, Jasmina

Konkurrentja e re e “Për’puthen”, Sara Malaj, u refuzua nga dy djem puntatën e djeshme. Fillimisht ajo zgjodhi Mevlanin, i cili tha jo dhe argumentoi përgjigjen e tij.

Zgjedhja e dytë ishte Murati, por edhe ai vendosi që të mos pranonte pasi nuk i pëlqeu se ishte zgjedhje sa për të thënë.

E teksa u refuzua nga dy djemtë, ishte Andi ai që pranoi ftesën e Sarës për takimin e radhës. Këtu reagoi Jasmina, e cila e ka shprehur hapur pëlqimin e saj për të. Madje kujtojmë se në “Për’puthen Prime” ajo edhe u ngrit dhe e puthi në buzë, duke qenë se ishte Shën Valentini.

Një pjesë e skurtër nga biseda mes tyre:

Sara: Andin?

Jasmina: Avash aty mi motër

Andi: Po

Bora: Jasmin ça ishte ajo "avash" e?

Jasmina: Thjesht iu them kujdes të dyja anëve, kaq. Më shumë anës andej (drejtuar Andit), se këtej të bëjë çfarë të dojë

Bora: Me këtë kërcënim Andi, unë nuk e di si do të bësh ti një takim tjetër

Andi: Nuk ndihem i kërcënuar, po thjesht ajo mundet të flasë vetëm për vete

Jasmina: Edhe ti mundesh edhe të refuzosh, a kupton?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat