John Travolta shet shtëpinë, bashkëshortja u nda nga jeta, aktori po kalon një kohë të vështirë

Mediale Vip

John Travolta shet shtëpinë, bashkëshortja u nda nga jeta, aktori po kalon një kohë të vështirë

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 18:58
Foto

Aktori i mirënjohur hollivudian John Travolta ka nxjerrë në shitje njërën prej shtëpive të tij. Nuk është kriza financiare ajo që e bën aktorin që ta shesë këtë shtëpi, por kujtimet që ka aty, shkruajnë tabloidet amerikane.

Aktori i mirënjohur hollivudian John Travolta ka nxjerrë në shitje njërën prej shtëpive të tij.

Për 5 milion dollarë secili qytetar mund ta bëjë të tijën këtë shtëpi gjigante me 42 dhoma.

Nuk është kriza financiare ajo që e bën aktorin që ta shesë këtë shtëpi, por kujtimet që ka aty, shkruajnë tabloidet amerikane.

Shtatë muaj pasi gruaja e tij, Kelly Preston, u nda nga jeta pas një beteje të gjatë me kancerin e gjirit, aktori amerikan ka vendour që të ndahet edhe me shtepinë që bashkëndau me aktoren e ndjerë.

Kjo pronë, me një sipërfaqe rreth 48 hektarë, është e vendosur në Islesboro, Maine, ShBA.

Përveç faktit se shtëpia ndodhe në një nga zonat më të pëlqyera në Amerikë, rezidenca ka 42 dhoma, nga të cilat 22 janë dhoma gjumi.

John dhe Kelly e blenë pronën në 1991, të njëjtin vit kur ata u lidhën me njëri-tjetrin.

Shtëpia u ndërtuar në 1903, dhe çifti e ka rimodeluar atë me disa prej dizajnerave më të mirë në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat