Munn e shqetësuar për sulmet ndaj aziatiko-amerikanëve

Mediale Vip

Munn e shqetësuar për sulmet ndaj aziatiko-amerikanëve

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 07:39
Olivia Munn

Aktorja hollivudiane Olivia Munn ka thënë se sulmet ndaj aziatiko-amerikanëve janë kthyer në diçka normale.

“Mendoj se është kushtëzim i komunitetit tonë, i njerëzve tanë. Ne kemi qenë të kushtëzuar të jemi pakica model, dhe për disa arsye, ekziston edhe kjo ... mënyrë e funksionimit në shoqërinë tonë ... që na është dukur se është në rregull për të rrahur një person aziatik dhe ne, mendoj, kolektivisht jemi mësuar me këtë ose të paktën të moshuarit tanë”, ka thënë ajo.

Munn po fliste për një rritje të krimeve kundër aziatiko-amerikanëve në të gjithë vendin gjatë pandemisë, të cilat sipas aktores, janë rritur 1900% gjatë vitit të kaluar vetëm në New Jork.

Nëna e Munnit kishte ikur në Shtetet e Bashkuara si refugjate vietnameze në vitet 1970 dhe ka vuajtur nga dhuna racore.

Ylli i "X-Men: Apocalypse" dhe "The Newsroom" kohën e fundit e ka theksuar në mediat sociale rastin e një gruaje aziatike që është plagosur në një rrugë të qytetit të New York-ut. Ajo ka thënë se është shoqe me vajzën e gruas.

Departamenti i Policisë së New York-ut e ka arrestuar një burrë në lidhje me incidentin. Autoritetet kanë thënë se Patrick Mateo, 47 vjeç, nga Queens, po përballej me akuza sulmi dhe ngacmimi. Viktima 52-vjeçare tani është në gjendje të mirë dhe është duke u shëruar.

"Nuk e dini nëse njerëzit do të tregohen të kujdesshëm. Shpresoni që të jenë," ka thënë Munn në mediat sociale.

Munn, e cila luan në dramën që do të publikohet "Violet" së bashku me Justin Theroux, është më pozitive pas reagimeve të njerëzve ndaj rastit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat