Kënga “Young Queen” nga Mimoza, dedikim për Kosovën

Mediale Vip

Kënga “Young Queen” nga Mimoza, dedikim për Kosovën

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 11:59
Mimoza

Këngëtarja shqiptare e cila po e zhvillon karrierën e saj muzikore jashtë kufijve, Mimoza, e ka lansuar videoprojektin e ri me titull “Young Queen” dhe i cili e promovon prejardhjen e saj.

Mimoza e cila shquhet edhe për aftësitë e saj si tekstshkruese, pasi e ka shkruar hitin e Ava Maxit, “Kings & Queens”, këtë projekt të ri ia ka dedikuar vendlindjes së saj dhe të gjitha nënave shqiptare që i rrisin vajzat e tyre për ta parë veten si mbretëresha. Me këto fjalë dedikuese edhe përfundon videoklipi, ku ndër të tjera Mimoza shfaqet në disa skena më veshje kombëtare.

Mimoza u lind në Kosovë por në moshë shumë të re u zhvendos në Suedi, bashkë me familjen e saj. Më vonë ajo u shpërngul në Gjermani ku jetoi për 11 vjet. Ajo shkruan këngë dhe këndon në katër gjuhë. Duke qenë se aktualisht jeton në Los Angeles, Mimoza shpreson që suksesin e saj muzikor ta vazhdojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Disa prej këngëve të Mimozës të lansuara në YouTube janë, “Big Girls Cry” dhe “Love for Days”, të cilat numërojnë miliona klikime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat