Vanessa Bryant kritikon Meek Mill për tekstin dedikuar Kobe Bryant

Mediale Vip

Vanessa Bryant kritikon Meek Mill për tekstin dedikuar Kobe Bryant

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 18:48
Vanessa Bryant dhe Meek Mill

Vanessa Bryant ka kritikuar reperin Meek Mill lidhur për një këngë që i kushtohet burrit të saj të ndjerë, yllit të basketbollit Kobe Bryant.

Don’t Worry (RIP Kobe) përmban tekstin: “Nëse ndonjëherë është e nevojshme, do të hidhem nga helikopteri, duke u bërë tjetër Kobe”.

Bryant u vra së bashku me vajzën e tij Gianna dhe shtatë të tjerë në një përplasje helikopteri vitin e kaluar.

Duke iu drejtuar Meek Mill në Instagram, Vanessa tha se vargu ishte “jashtëzakonisht intenziv dhe mosrespektues”.

Image

“Unë nuk di shumë për ndonjë nga këngët e tua, por besoj se mund të bësh më mirë se kjo,” shkroi ajo në InstaStory të hënën.

“Nëse jeni një fans, mirë, ka një mënyrë më të mirë për të treguar admirimin tuaj për burrin tim. Kjo nuk ka respekt”.

Meek Mill, emri i vërtetë i të cilit është Robert Rihmeek Williams, u shfaq për t’u përgjigjur në Twitter, duke ia përmendur çështjen e ndjenjave.

“Unë nuk mendoj se ne në të njëjtën kahje me ju … Unë nuk e shoh atë që ju shikoni të gjithë”, shtoi ai.

Ai më pas sqaroi se këto tweet nuk kishin për qëllim Bryant dhe familjen e saj.

“Unë i kërkova falje asaj privatisht herët sot jo për publikun,” shkroi ai. “Asgjë që unë them në faqen time [Twitter] [nuk] drejtohet në një moment viral në internet ose në familjen e një gruaje të pikëlluar! Nëse ju intereson dikush që pikëllohet, ndryshoni temë!”

Kënga e Mill, një bashkëpunim me reperin tjetër Lil Baby u shfaq javën e kaluar në internet.

Tani ajo këngë është fshirë nga rrjetet sociale dhe YouTube, reperi fillimisht tha se teksti i tij ishte keqkuptuar.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat