Një partner si Nick Jonas do e donim të gjitha! Frymëzohet për albumin e ri nga gruaja

Mediale Vip

Një partner si Nick Jonas do e donim të gjitha! Frymëzohet për albumin e ri nga gruaja

Më: 4 mars 2021 Në ora: 08:17
Nick Jonas dhe Piryanka Chopra

Nick Jonas ka zbuluar për “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon” se albumi i ri me titull “Spaceman” u frymëzua nga ndarja që pësuan ai dhe Priyanka Chopra Jonas gjatë pandemisë.

“Ajo ngeci në Gjermani prej xhirimeve të një filmi, ndërsa unë isha këtu dhe kisha mall. Nisa të shkruaj dhe brenda pak ditësh kuptova që kisha realizuar një album”, rrëfeu Nick.

Temat që prekin këngët janë: vetmia dhe izolimi, por mesazhet që përçohen janë të gjitha për një të ardhme të bukur.

Albumi do të quhet Spaceman, njësoj si kënga e parë e publikuar nga Nick.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat