Për Eminën 3500 dollarë s’janë asgjë për t’u ndjerë edhe një herë modele

Mediale Vip

Për Eminën 3500 dollarë s’janë asgjë për t’u ndjerë edhe një herë modele

Më: 7 mars 2021 Në ora: 08:04
Emina Cunmulaj

Emina Cunmulaj ka publikuar disa video nga viti 2007, kur ishte ende modele dhe sfilonte në pasarelat e markave prestigjoze me të cilat ka pasur fatin të punojë.

Sot 14 vite pas atij momenti, modelja ka kujtuar një sekuencë nga sfilata për ‘Roberto Cavallin’ ku shfaqet e veshur me një fustan të gjatë me print-e në ngjyrë të zezë, kafe dhe të bardhë. Mëngët e gjata të fustanit e bëjnë të duket edhe më trendy dhe i japin tjetër pamje parakalimit të Eminës mes modeleve të tjera.

Pas kaq shumë vitesh, në një kohë kur Emina është larguar nga modelingu për t’iu dedikuar familjes, ka arritur që fustanin ta gjejë me anë të ‘Instagram’.

Sot ai kushton plot 3490 dollarë dhe modelja e ka sërish në duar bashkë me kujtimet e së shkuarës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat