Skivi, Doksi dhe Lil Bin lansojnë këngën e re “Kriminele”

Mediale Vip

Skivi, Doksi dhe Lil Bin lansojnë këngën e re “Kriminele”

Më: 9 mars 2021 Në ora: 08:20
Skivi

Artistët shqiptarë, Skivi, Doksi dhe Lil Bin, kanë prezantuar projektin e ri muzikor.

“Kriminele” mban titullin kënga e tyre ritmike, e cila është kompletuar edhe nga ana vizuale.

Tekstin dhe muzikën e kanë realizuar vet reperët, kurse për miksimin dhe masterizimin është përkujdesur Granit Gashi.

Ky i fundit po ashtu u kujdes edhe për producimin në bashkëpunim me Dardy, gjersa producent ekzekutiv i këngës është Skivi.

Videoja atraktive i është besuar produksionit ‘Focus Films’.

Projektin tashmë e gjeni të plotë në kanalin YouTube dhe besohet se do pritet mirë edhe nga publiku. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat