“Ishte ajo që më bëri të qaj”, nuk pritej reagimi i Kate pas deklaratës së bujshme të Meghan

Mediale Vip

“Ishte ajo që më bëri të qaj”, nuk pritej reagimi i Kate pas deklaratës së bujshme të Meghan

Më: 9 mars 2021 Në ora: 15:51
Kate Middleton

Më në fund, Duka dhe Dukesha e Sussex, Harry dhe Meghan Markle kanë zhvilluar intervistën e tyre të shumëpritur për “Oprah”, ku folën për herë të parë pa dorashka duke rrëfyer detaje që askush nuk i dinte!

Ata zbuluan prapaskenat e errëta të Pallatit Mbretëror, duke tronditur vetë familjarët dhe opinionin publik gjithashtu.

Ndër të tjera, Meghan foli për raportin me kunatën e saj, Kate Middleton.

Kur mediat shkruan se ajo e bëri dukeshën të qante, e vërteta ishte ndryshe. 

“Ishte Kate ajo që më bëri mua të qaj. Madje edhe më kërkoi falje më pas”- ka treguar Meghan.

Por si reagoi Middleton për këto fjalë? Pas deklaratës së bujshme, Kate bëri daljen e parë publike në një intervistë virtuale me Jasmine Harrison.

Ato folën për mundësitë që ka çdo vajzë dhe grua në botë dhe për arritjet që ato mund të kenë vetëm nëse heqin barrierat që i vënë vetes.

“Je një insprim i rrallë për vajzat e reja”, i tha Kate Jasmina-s.

Ky ishte një injorim i madh për fjalët e Meghan që tronditën botën. Ndërkohë s’kemi ende asnjë reagim as nga mbretëresha, ndaj pritet për t’u parë në vazhdim ç’do të ndodhë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat