Jasmina i kthehet keq Arsimit dhe zbulon një të fshehtë

Mediale Vip

Jasmina i kthehet keq Arsimit dhe zbulon një të fshehtë

Më: 9 mars 2021 Në ora: 18:50
Jasmina, Arsimi

Ditën e djeshme Andi rrëfeu paraskenat e nxehta me Jasminën jashtë studios së “Për’puthen”. Ai tregoi se me Jasminën është takuar jashtë 4-5 herë dhe se ata kanë shkëmbyer herë pas here puthje me njëri-tjetrin.

“Me Jasminën kemi dalë, jemi takuar pas emisionit nja 4-5 herë. Dy herë kur ishim tek lokali i Atdheut, kemi diskutuar e jemi puthur nga pak. Një ditë tjetër ishte pas emisionit, pasi më ka ofenduar, jemi takuar e kemi biseduar dhe në fund, gjithë ai debat e argument përfundoi me puthje.

Një herë tjetër ka qenë kur jemi takuar me Jasminën është kur erdha nga Kosova dhe ja solla një fustan. Si përfundim, jemi puthur. Sipas të gjitha gjasave, i kërkoj produksionit falje dhe ndjesë për thyerjen e rregullave.”, tregoi ai, teksa i kërkoi falje produksionit që këto histori i kanë mbajtur të fshehura.

Ndërsa ditën e sotme ishte radha e Jasminës për t’u rrëfyer. Ajo pohoi të njëjta gjëra si Andi dhe zbuloi diçka tjetër, që i habiti të gjithë. Jasmina tha se për 2 javë Arsimi i kishte kërkuar të bënin një takim bashkë dhe si përfundim kishte zgjedhur Sarën për takim.

“I kërkoj falje produksionit dhe njerëzve. Falja ime është për takimet me Andin tek lokali i Atdheun, njëherë pasi me solli fustanin nga Kosova dhe jemi puthur. Pas debatit, jemi takuar dhe puthur prap. Një gjë kam për të tjerët, sic ishte Arsimi që 2 javë më kërkonte takim mua dhe pasi ja ofroj, më lë si rezervë dhe thotë që i pëlqen Sara”, tha Jasmina.

Ky rrëfim ngjalli shumë debat në studio dhe Jasmina zbuloi ndër të tjera se ka qenë me Andin dhe Erlinin, kur ky i fundit i rekomandoi që të dilte në një takim me Arsimin dhe ai nuk bëri asnjë reagim për t’i treguar se nuk e pëlqente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat