Në një romancë të re me Harry Styles, por ç’punë ka Olivia Wilde me ish-in?

Mediale Vip

Në një romancë të re me Harry Styles, por ç’punë ka Olivia Wilde me ish-in?

Më: 9 mars 2021 Në ora: 23:58
Jason Sudeikis, Olivia Wilde, Harry Styles

Lidhja e dashurisë e Harry Styles dhe Olivia Wilde ka qenë një nga më të përfolurat të muajve të fundit. Shumë nuk kanë qenë dakord për këtë marrëdhënie, megjithatë dyshja duket se është e vendosur që të vazhdojë përpara.

Ndërkohë, pavarësisht ndarjes me Jason Sudeikis, ato mbajnë marrëdhënie shumë miqësore.

Së fundmi mësohet se Olivia ka qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar me të pasi i dashuri i saj i ri, Harry Styles u kthye në SH.B.A.

 “Jason është ende i thyer nga zemra për ndarjen e tyre, por ata po i mbajnë gjërat miqësore për fëmijët e tyre. Ata ende kujdesen për njëri-tjetrin dhe janë miqësorë, pavarësisht romancës së saj me Harry”, tha burimi për ‘Page Six’.

Kujtojmë se shfaqjia e Jason Sudeikis fitoi “Serinë më të mirë të Komedisë në 2021 Critics Choice AWards”, ai falenderoi Wilde dhe fëmijët e tyre për frymëzimin e shfaqjes.

“Unë dua të falënderoj fëmijët e mi, Otis dhe Daisy, dhe dua të falënderoj nënën e tyre, Olivia, e cila kishte idenë fillestare për këtë si një shfaqje televizive. Ky ka qenë një vit i vështirë dhe kjo (shfaqje) ka qenë një mënyrë e mrekullueshme për të dëgjuar historitë e njerëzve për faljen, shërimin dhe mirëkuptimin”, tha ai.

Kujtojmë se Sudeikis dhe Wilde vitin e kaluar ndërprenë fejesën e tyre pas shtatë vitesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat