Marrëdhënia në një tjetër nivel!

Mediale Vip

Marrëdhënia në një tjetër nivel!

Më: 10 mars 2021 Në ora: 17:40
Britney Spears, Sam Asghari

Këngëtarja Britney Spears po shijon prej më shumë se 4 vitesh marrëdhënien e saj të dashurisë me aktorin Sam Asghari dhe duket se lidhja e tyre sa vjen e bëhet më e fortë.

Sam, 27 vjeç, dëshiron të bëhet baba për herë të parë dhe këtë dëshirë e ka shprehur publikisht.

Ai dëshiron ta çojë marrëdhënien e tij me Britney-n në një tjetër hap, ndaj është super gati për një fëmijë.

“Dua ta çoj karrierën time në hapin tjetër kur bëhet fjalë për aktrim. Unë gjithashtu dua ta çoj marrëdhënien time në një tjetër hap. Nuk e kam problem të bëhem baba. Unë dua të jem një baba i ri. ”- është shprehur ai.

Kujtojmë këtu se Britney është mama e dy djemve,  Sean, dhe Jayden, me ish-burrin, Kevin Federline.

“New York Times” publikoi së fundmi një dokumentar për jetën e Britney Spears dhe jetën e saj të kontrolluar, dokumentar i cili u quajt “Framing Britney Spears”.

Dokumentari trajtonte jetën e këngëtares nga fama, problemet me drogën dhe marrëdhëniet e ndryshme, e deri te kujdestaria e të atit, Jamie Spears.

Bota u shokua nga fakti që në moshën 26 vjeçare, Spears ishte vendosur nën një kontroll që zakonisht i vendoset të moshuarve ose personave të paaftë fizikisht ose mendërisht për të marrë vendime.

Pavarësisht kontrollit të madh për të cilin s’dinte gjë askush, Britney ia doli të kishte një karrierë të shkëlqyer dhe të performonte me sukses në shumë turne. Gjithashtu, këngët e saj kanë qenë prej kohësh më të pëlqyerat.

Mirëpo, lajmi i mirë është se Jamie s’do të jetë personi i vetëm në kujdestarinë e Britney-t, të paktën përsa i përket financave të saj.

Në seancën e fundit gjyqësore është diskutuar që babai i këngëtares të diskutojë me kompaninë e shërbimeve financiare për çdo vendim që do të marrë për financat e Britney-t.

Pra, të ardhurat e saj do të jenë gjithashtu në mbikqyrjen e një pale të tretë.

Pas dokumentarit, Britney ka reaguar për herë të parë në llogarinë e saj në Twitter, duke shkruar:

“Çdo njeri ka historinë e vet dhe mendimin e vet për historitë e njerëzve të tjerë. Mbani mend, nuk ka rëndësi se çfarë mendojmë se dimë për jetën e dikujt, nuk është asgjë në krahasim me atë çfarë personi jeton pas kamerave”- ka shkruar Britney.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat