Demi Lovato zbulon të vërtetën e orientimit seksual dhe habit me deklaratën e saj

Mediale Vip

Demi Lovato zbulon të vërtetën e orientimit seksual dhe habit me deklaratën e saj

Më: 11 mars 2021 Në ora: 18:10
Demi Lovato

Në korrik të 2020-s, Demi Lovato u fejua me Max Ehrich dhe vetëm dy muaj më vonë ata të dy u ndanë. Në një intervistë të dhënë së fundmi, këngëtarja është shprehur se ndarja ishte një shenjë e madhe për orientimin e saj seksual.

“Kur fillova të rritesha, nisa të kuptoja se sa e veçantë jam në të vërtetë. Vitin e shkuar unë isha e fejuar me një burrë dhe kur nuk funksionoi, mendova ‘Kjo është një shenjë e madhe’. Mendoja se do e kaloja jetën time me dikë. Tani që nuk do të ndodhte, u ndjeva më e lirë që mund të jetoja të vërtetën time”, është shprehur Demi në një intervistë për revistën “Glamour”.

“U lidha me një vajzë dhe aty kuptova se kjo më pëlqente shumë më shumë. Ndihesha më mirë. Isha shumë në rregull”, ka shtuar këngëtarja.

“Me meshkujt, me të cilët kam qenë në lidhje, kur vinte puna tek marrëdhëniet intime, nuk doja të bëja asgjë. Nuk kishte fare lidhje personi me të cilin isha. I vlerësoja ata njerëz më shumë për miqësinë e tyre se sa për romancën dhe nuk doja romancë nga askush tjetër nga seksi i kundërt”, është shprehur Demi.

Pavarësisht se ajo nuk është ende gati për ta përcaktuar përfundimisht orientimin e saj seksual, këngëtarja ka treguar se e di të vërtetën e saj.

“Unë e di kush jam dhe çfarë jam, por thjesht po pres një kohë të caktuar derisa të dalë dhe t’i tregojë hapur botës çfarë jam. Po ndjek kohën e shërimit tim dhe po e përdor këtë kohë që të studioj dhe edukoj veten në udhëtimin tim dhe çfarë do të bëjë”, ka thënë Lovato.

Ajo ka shtuar se tashmë është e hapur për një lidhje të re dhe se i ka sytë e veshët i ka bërë katër për të gjetur njeriun e duhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat