Historia që fshihet pas çantës ikonike të Lady Dianës që preferohet po njësoj edhe sot

Mediale Vip

Historia që fshihet pas çantës ikonike të Lady Dianës që preferohet po njësoj edhe sot

Më: 11 mars 2021 Në ora: 19:46
Lady Diana

E dini që disa prej çantave më ikonike, kanë një histori interesante që fshihet pas tyre?

Një çantë që do të jetë përgjithmonë klasike është çanta Lady Dior. Lady Dior doli në shitje për herë të parë në vitin 1994 pa asnjë emër zyrtar, por njihej si Chouchou.

Në shtator të 1995-ës, çanta Lady Dior me një ngjyrë të zezë klasike iu dhurua Diana-s, Princeshës së Uellsit, nga Zonja e Parë e Francës, Bernadette Chirac. Aq shumë e dashuroi princesha këtë çantë, saqë e porositi në çdo ngjyrë të disponueshme. Në një periudhë të shkurtër kohe, Princeshë Diana u pa dhe u fotografua në shumë ngjarje dhe raste zyrtare me çantën e saj të preferuar.

Prej atëherë, çanta Lady Dior u lidh me gruan më të njohur në botë. Në vitin 1996, si një homazh për Princeshën, çanta u riemërua ‘Lady Dior’. Në vetëm dy vjet, modeli u shit më shumë se 200,000 herë. Në vitin 1999, Lady Dior gjithashtu i dha emër një ore dhe frymëzoi një produkt make-upi nga Parfums Christian Dior.

Çanta Lady Dior është ri-krijuar, sezon pas sezoni për dy dekada e gjysmë, që e bën atë një çantë të lehtë për t’u dashur. Kjo elegancë e përjetshme është krijuar nga lëkura e butë e qengjit dhe dorezat e rrumbullakosura. Versionet e sotme të çantës Lady Dior ofrojnë mundësi për ta personalizuar çantën sipas dëshirës suaj, së bashku me një rrip të gjerë. Ka shumë madhësi, modele e ngjyra dhe materialet ndryshojnë nga lëkura te qëndisja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat