Ups! Një nga deklaratat bombë të Meghan Markle paska qenë gënjeshtër!

Mediale Vip

Ups! Një nga deklaratat bombë të Meghan Markle paska qenë gënjeshtër!

Më: 14 mars 2021 Në ora: 12:28
Princi Harry dhe Meghan Markle

Intervista e Harry-t dhe Meghan Markle-s ka tronditur mbarë botën dhe sidomos Pallatin Mbretëror.

Dyshja ka nxjerrë në dritë prapaskenat e errëta të Pallatit, që askush s’i kishte ditur më herët.

Fillimisht, ata zbuluan gjininë e bebushit numër dy. Djali i tyre Archie do të bëhet me motër dhe çifti është në qiellin e shtatë nga lumturia.

Në hyrje të intervistës, Meghan Markle rrëfen se i dukej vetja si personazh i një tregimi, pasi hyri në mënyrë tepër naive në familjen mbretërore, pa mësuar asgjë më herët për ta.

Intervista vazhdoi me rrëfimin e sinqertë të çiftit dhe të vërtetat e bujshme që dolën sheshit, ndërsa e gjithë bota i ka vendosur në qendër të vëmendjes.

Ndër të tjera, gjatë intervistës Dukesha u shpreh se Pallati Mbretëror i mori pashaportën kur nisi marrëdhënien me Harry-n dhe që nga ai moment nuk e pa më, derisa u largua nga mbretëria.

Mejgithatë, ‘Page Six’ tregon se pasi u lidh me Harry-n, Meghan ka bërë 13 udhëtime në gjysmën e botës, jo nga ato që përfshinin detyra mbretërore, por si turiste. Nga New York në Ibiza, por edhe Itali e Amsterdam. Dhe në të gjitha këto raste, ajo duhet të ketë paraqitur patjetër pasaportë.

Për “The Sun”, Margaret Holder, eksperte mbretërore, ka shpjeguar se pasaporta e Meghan si çdo dokument i familjes mbahej në pallat për siguri, por Dukesha e merrte sa herë i duhej.

Ndërkohë, çdo fjalë e deklaratës së Meghan po analizohet me imtësi e detaje, për të vërtetuar nëse fjalët janë ose jo të vërteta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat