Bora Zemani tregon se çfarë nuk i pëlqen tek konkurrentët e “Përputhen”

Mediale Vip

Bora Zemani tregon se çfarë nuk i pëlqen tek konkurrentët e “Përputhen”

Më: 14 mars 2021 Në ora: 18:23
Bora Zemani

Moderatorja e “Përputhen” ka folur se cilat janë veset e këqija të konkurrentëve.

Bora Zemani është njëra ndër moderatore mëtë përfolura e ekraneve televizive.

Kjo për shkak se ajo drejton emisionin e njohur shqiptar të dashurisë, “Përputhen” ku ajo shpesh herë përballet me situata të ndryshme jo të mira.

Moderatorja së fundmi ishte e ftuar në një intervistë tek Eni Popi ku ka shprehur disa mendime personale për konkurrentët e emisionit.

Bora tregoi edhe gjërat me të cilat ajo nuk pajtohet dhe nuk i pëlqejnë te disa konkurrentë dhe tha se atyre u mungon respekti për njëri tjetrin dhe opinionistin Arjan Konomin.

“Nuk di po diçka që e vë re te shumë prej tyre është në fakt mungesa e etikës në të folur dhe mungesa e respektit, por ndonjëherë edhe ndaj Arjanit kur kanë debate të ashpra që këtu nuk jam në asnjë pikë dakord, sepse Arjani është moshë më e madhe se ta dhe respekti duhet absolutisht në këtë rast. Kanë dhe mungesë respekti ndaj njëri-tjetrit, në mënyrën se si flasin. Kanë një mungesë etike, nuk e di.”, u shpreh Bora.

Ndërsa kur u pyet se nëse “Përputhen” ka apo jo skenar, moderatorja u shpreh haptazi.

“Unë kam një skaletë ku duhet të referohem për pjesët që do jepen, por në shumë momente dal nga skaleta”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat