Drake, artisti i parë që debuton me tri këngë në “Billboard Hot 100”

Mediale Vip

Drake, artisti i parë që debuton me tri këngë në “Billboard Hot 100”

Më: 16 mars 2021 Në ora: 16:52
Drake

Drake ka shkruar hisotrinë duke debutuar me tri këngë në “Billboard Hot 100”.

Drake është në listën  artistëve me këngët më të shitura, me mbi 170 milionë kopje të shitura.

Kantautori kanadez, ka bërë historinë me publikimin e ep-it të tij të ri me titull “Scary Hours 2”.

Të tre këngët e reja përfunduan duke debutuar në tre vendet e para të Billboard Hot 100 njëkohësisht, gjë që cilësohet si e para në industri.

Kënga me titull “What’s Next” qëndron si ajka e projekteve të tij të reja, duke debutuar në numrin një.

Image

E dyta është “Wants and Needs” me Lil Baby, ndërsa “Lemon Pepper Freestyle” me Rick Ross tani qëndron në numrin tre.

“Scary Hours 2”, një vazhdim i EP-it të vitit 2018, u publikua më 5 mars për të ndihmuar në ngritjen e pritjes në rritje për albumin e tij të ardhshëm, Certified Lover Boy.

Ndërsa, Drake tani ka dallimin si artisti i parë që debutoi ndonjëherë me  tre këngë në “Billboard Hot 10″0 njëkohësisht. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat