Ëmbla apo talentja e madhe e muzikës në Zvicër 

Mediale Vip

Ëmbla apo talentja e madhe e muzikës në Zvicër 

Nga: K.G. Më: 17 mars 2021 Në ora: 11:12
Ëmbla apo talentja e madhe e muzikës në Zvicër 

Si në Kosovë po ashtu edhe në Shqipëri, kudo që jetojnë e veprojnë shqiptarët, ka emra të shumë të talentuar të skenës së muzikës.

Një emër i ri që po vjen në estradë, gjithsesi është edhe Ëmbla Bytyçi, e cila ka një zë të bukur dhe që pëlqehet në skenën muzikore. 

Ëmbla jeton në Riaz të Zvicrës, ka 14 vjeç, është një talente rrallës. Ajo ka aspirata të mëdha, që në një të ardhme të jetë zëri i fuqishëm i botës së muzikës. 

Image

Drejtoresha e “A-Mol”, Anduena Tahiri, njëherësh këngëtare e mirënjohur, ka fjalë miradije për këtë talente të madhe, e cila i ka të gjitha parakushtet që të shndërrohet në një këngëtare të spikatur në të ardhmen.  

“Ne i kemi realizuar këngën e parë të cilën e kemi publikuar”, thotë shkurt Anduena për gazetën “Bota sot”. 

Ëmbla punon pareshtur, që të përvetësohet në çdo aspekt dhe të jetë e gatshme për secilën sfidë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat