Supermodelja, sot panseksuale tregon se dikur ishte homofobe: 'Sot i kuptoj mendimet e vetëvrasjes'

Mediale Vip

Supermodelja, sot panseksuale tregon se dikur ishte homofobe: 'Sot i kuptoj mendimet e vetëvrasjes'

Më: 17 mars 2021 Në ora: 16:35
Cara Delevingne

Cara Delevingne pranon se mënyra se si është rritur e bëri homofobe, gjë e cila i shkaktoi probleme me shëndetin mendor. Teksa zbulonte më shumë rreth vetes dhe seksualitetit të saj, mentaliteti që e kishte shoqëruar për vite me radhë t'i shkaktonte mendime të rrezikshme vetëvrasjeje.

Gjatë një podcast-i për Daily Mail, Delevingne shprehet se është rritur në një shtëpi me mentalitet të vjetër dhe se nuk njihte asnjë "gay" nga njerëzit e afërt apo ata që e rrethonin.

Ndjesia e "homofobisë" ishte pasojë e paragjykimeve të cilat i dëgjonte nëpër shtëpi pa menduar dhe analizuar më gjatë.

"As nuk e dija...Në fakt tani që jam rritur kuptoj se nuk kam qenë në dijeni për faktin që kam qenë homofobe. Ideja e martesës me të njëjtin seks, ma neveriste. Thoja me vete që nuk do ta bëjë kurrë, e mendoja si diçka të shëmtuar."

Sot, Cara e identifikon veten si panseksuale dhe jo pak herë ka dalë në publik me lidhjet e saj, përfshi këtu romancën me Ashley Benson apo atë me muzikantin St. Vincent.

(Shën.red. Panseksual/e – përsa i përket romancave nuk e kufizojnë zgjedhjen e tyre bazuar te seksi, gjinia dhe orientimi seksual).

"Tani e kuptoj gjithë depresionin tim dhe mendimet për t'u vetëvrarë. Kisha turp të isha ashtu siç isha. Seksualiteti im ndryshon në mënyrë konstante. Ka momente që një pjesë e imja dëshirën të jetë thjesht heteroseksuale. Eshtë e komplikuar."

Supermodelja në fund të ditës ka zgjedhur t'i besojë instiktit. Sipas saj të dyja momentet i shijon shumë: atëherë kur do të vishet dhe sillet si grua dhe momentin tjetër- kur ndjen se është momenti për t'u dukur si një "djalë" i vrazhdë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat