Biseda e famshme telefonike e William dhe Harryt ka ndodhur, por asgjë nuk u arrit

Mediale Vip

Biseda e famshme telefonike e William dhe Harryt ka ndodhur, por asgjë nuk u arrit

Më: 17 mars 2021 Në ora: 16:51
Harry dhe William

Gayle King, një gazetare shumë e njohur dhe mikeshë e afërt e Meghan Markle ka zbuluar se Harry ka folur me babain dhe vëllain e tij, menjëherë pas intervistës.

Por a u zbutën gjakrat? Jo, aspak. William dhe Charles nuk po arrijnë të tregojnë asnjë shenjë mirëkuptimi për intervistën e famshme.

“Harry dhe William folën, por asgjë nuk doli në dritë nga ajo bisedë. Megjithatë, Meghan dhe bashkëshorti i saj janë të lumtur që kanë pasur një komunikim”, ka shpjeguar gazetarja e njohur.

Mbase gjërat do zgjidhen në të ardhmen, por deri tani marrëdhënia e dy vëllezërve është në fije të perit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat