Sara Hoxha emocionon me fjalët për gjyshin e Ledrit

Mediale Vip

Sara Hoxha emocionon me fjalët për gjyshin e Ledrit

Më: 18 mars 2021 Në ora: 14:32
Sara me gjyshin dhe gjyshen e Ledrit

Sot ka ndërruar jetë veterani i arsimit Fahri Buçinca, i cili njihet për sakrificën dhe mundin që dha në këtë fushë, por edhe për emancipimin e shoqërisë.

Lajmi e kanë bërë të ditur familjarët, të cilët ndanë dedikime preksëse për të.

Sara Hoxha, gruaja e Ledrit bëri një dedikim shumë emocional, duke u shprehur kështu krenare që pati fatin ta takonte.

“Ndihem me fat që e pata mundësinë në jetën time të takoja një njeri si ti gjysh. Që ditën e parë që të kam takuar me ke fal një dashuri qe sot po më mungon pafund. Gjithmonë e om thënë që do të isha më e lumtura nqs Ledri bëhet vetëm sa gjysma jote. Ty dhe Madhen ju kemi shembull. Jam e lumtur që Poem arriti ta takojë stërgjyshin e saj po aq e trishtuar që nuk arriti të degjojë historitë e tua ashtu si unë. Do mbetesh gjithmonë në zemrën tonë.” ka shkruar Sara në mbishkrimin e fotografise ku shihet duke vallëzuar së bashku me gjyshin e Ledrit. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat