Tayna dhe Ivorian Doll publikojnë këngën e re “WTF”

Mediale Vip

Tayna dhe Ivorian Doll publikojnë këngën e re “WTF”

Më: 18 mars 2021 Në ora: 18:44
Tayna

Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar, reperja Tayna publikoi për fansat pasditen e së enjtes bashkëpunimin e saj më të ri.

Kësaj here ajo ka bashkuar forcat me reperen e re angleze, Ivorian Doll, emri i plotë i së cilës është Abigail Asante.

Kënga e tyre e re titullohet “WTF”, dhe vjen e gërshetuar në dy gjuhë: anglisht dhe shqip.

Muzika është punuar nga Egzon Surkishi, ndërsa producent i saj është Cricket.

Teksti është shkruar nga vet Tayna dhe Ivorian Doll, të cilat kanë shkruar pjesët përkatëse që i interpretojnë.

Xhirimet e klipit janë kryer në Kosovë, dhe regjisore është Tesa Gashi.

Ashtu si në çdo paraqitje tjetër, reeprja shqiptare nuk mungoi me paraqitjet atraktive dhe provokuese, teksa një performancë të tillë ka sjell edhe reperja angleze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat