Remi vazhdon të jetë produktiv, i keni parë projektet e reja?

Mediale Vip

Remi vazhdon të jetë produktiv, i keni parë projektet e reja?

Nga: Maksim Gjokaj Më: 20 mars 2021 Në ora: 10:51
Remi Jakupi

Remi Jakupi, ke thënë këtë emër dhe menjëherë kujton ritmin dhe alegrinë në muzikë.

Në fakt këngët e tij veçohen nga ato të artistëve të tjerë pasi kanë shumë show dhe fabula interesante.

Por ne do të ndalemi te tre projektet e tij më të reja ajo "O Hajdar" ku artisti Remi ka bashkëpunuar me aktorin e madh Rasim Thaçi Cima dhe kjo parodi po pritet mjaft mirë.

E ndërsa një tjetër projekt i tij më i ri është ai me titull "Jo nuk mundem me harru" ardhur në programet festive në duet me këngëtarin Ylli Demaj por dhe dy këngë malësore në potpurinë me Naim Abazin.

Artisti i cili ka zgjedhur të jetojë mes Kosovës dhe Amerikës vazhdon të jetë shumë produktiv, e gjithmonë duke na befasuar e kurrë i palodhur dhe aspak jashte mode pavarësisht se ka shumë e shumë vite në skenë. Kujtojmë se të gjitha këngët e artistit mund t'i gjeni në të gjitha rrjetet sociale në emrin e tij të plotë Remi Jakupi.BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat