Dojna dhe Vlashenti sapo hodhën një hap të rëndësishëm në lidhjen e tyre!

Mediale Vip

Dojna dhe Vlashenti sapo hodhën një hap të rëndësishëm në lidhjen e tyre!

Më: 21 mars 2021 Në ora: 14:51
Dojna dhe Vlashenti

Dojna Mema dhe Vlashent Sata pranuan publikisht lidhjen e tyre në fund të vitit të shkuar, për ta nisur 2021 zyrtarisht si çift. Ata kanë 3 vite bashkë dhe për herë të parë janë njohur me njëri-tjetrin në një intervistë që Dojna i ka bërë Vlashentit, teksa ishte prezantuese në “Pop Culture”. Që nga momenti që e kanë bërë lidhjen publike ata të dy nuk kanë nguruar që të ndajnë me ndjekësit disa nga çastet më të bukura që kalojnë më njëri-tjetrin.

Megjithëse ka treguar që momentalisht s’mendon fare për martesë dhe ndonjëherë beson se s’do të martohet kurrë, moderatorja dhe partneri kanë marrë një tjetër hap të rëndësishëm në lidhjen e tyre.

Ata kanë nisur bashkëjetesën dhe këtë e lënë të kuptohet story-t e fundit të Dojnës në llogarinë e saj.

Motra e saj, Mikaela, ka shkuar ta ndihmojë me shtëpinë, siç thotë Dojna, ndërsa më pas ajo publikon edhe një tjetër video me Vlashentin, teksa “luajnë” së bashku.

Dojna ka treguar se diskuton shpesh me partnerin për të lënë Shqipërinë dhe vendi ku ajo dëshiron të jetojë është Parisi.

“E mendon veten gjithmonë në Shqipëri, apo ke menduar të largohesh në të ardhmen?”- e pyet një ndjekës, të cilit moderatorja ia kthen:

“Ka momente që Shqipëria më rri ngushtë edhe pse e dua shumë vendin tim. Me të dashurin tim e bëjmë shpesh si debat. A lihet Tirana për Parisin?”- pyet ajo.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat