Videot e seksit të gazetareve, flet Genta Hodo: Mendoj se i nxjerrin vetë kolegët

Mediale Vip

Videot e seksit të gazetareve, flet Genta Hodo: Mendoj se i nxjerrin vetë kolegët

Më: 21 mars 2021 Në ora: 21:41
Genta Hodo

Genta Hodo, gazetarja dhe prezantuesja jo pak e njohur shqiptare, ka qenë e ftuar në puntatën e radhës të #EXPULS nga Ronaldo Sharka në RTV Ora.

E pyetur për situatat më të çuditshme në media, ajo iu referua thashethemeve që bëhen korridoreve të medias.

“Gjëja që më bën shumë përshtypje dhe kjo nuk ka lidhje me mua, janë këto videot e seksit qe iu nxjerrin vajzave, qe punojnë në media. E them jo më kot, është diçka përsëri aktuale fatkeqsisht.

Dhe, e them pa pikë frike, sepse të kërkoni nuk gjeni gjë për mua, por për vajzat qe iu ka dalë më vjen shumë inat qe i ndodh ajo gjë. Këto bëhen vetëm nga inatet qe kanë në media me njeri tjetrin. Janë të gatshëm të shkateërrojnë jetën vetëm që të të heqin nga rruga e tyre”- u shpreh ajo pa iu trembur syri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat