Ervin Gonxhi: Bleona Qerreti është gocë “danoçe”

Mediale Vip

Ervin Gonxhi: Bleona Qerreti është gocë “danoçe”

Më: 21 mars 2021 Në ora: 21:59
Bleona

I ftuari i mbrëmjes së sotme, Ervin Gonxhi në emisionin “Why Not” në RTV Ora me moderatoren Roza Lati ka surprizuar me përgjigjet e tij.

Nëse në periudhën e karantinës do të duhej të jetonte me Bleona Qerretin, ai u shpreh i gatshëm ta ndanim shtëpinë bashkë, madje do t’i bënte dhe foto asaj.

Nëse do të jetoje në një shtëpi me Bleona Qerretin ?

Gonxhi:“Bleonën po e kam mikeshë, patjetër është vajzë shumë e mirë, është shoqe e mirë, danoçe është. Do kisha jetuar me shumë kënaqësi.”

Po çfarë do bënit?

Gonxhi:“Do fillonim të bënin fotot më të bukura. Po çfarë do bënim, foto do bënim.”

Pse kam përshtypjen që do ziheshit që në 15 minutësish e parë sepse Bleona është pak gocë kapriçoze.

Gonxhi: “Jam tolerant unë.”

Do i bëje foto Bleonës?

Gonxhi:“Me shumë kënaqësi, ajo hyn te femrat më të bukura të Shqipërisë.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat