Martesa e Xhensila Myrtezajt dhe Bes Kallakut pas kamerave, e vërteta e fëmijës së dytë që presin në kulmin e karrierës

Mediale Vip

Martesa e Xhensila Myrtezajt dhe Bes Kallakut pas kamerave, e vërteta e fëmijës së dytë që presin në kulmin e karrierës

Më: 22 mars 2021 Në ora: 07:38
Xhensila, Besi

Prej pak ditësh, në rrjet po qarkullojnë zëra se këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku do të bëhen prindër për herë të dytë në kulmin e karrierës.

Kjo, për faktin se Bes Kallaku i është rikthyer televizionit me spektaklin e humorit “Kosherja” dhe Xhensila po punon për projekte të reja në muzikë pas hitit “Panorama” me Ardian Bujupin.

Shkak për zbulimin e këtij sekreti të çiftit të njohur për zgjerimin e familjes, është bërë një koment nga blogerja e njohur, Vjosa Muriqi, e cila publikoi në llogarinë e saj në “Instagram” një foto me barkun e rrumbullakosur, duke dhënë lajmin se është shtatzënë për herë të tretë.

Në këtë postim, Xhensila Myrtezaj e uroi mikeshën e saj për pritjen e ëmbël. “Urime zemër!”, i shkroi këngëtarja Vjosës. Ndërkohë, kjo e fundit iu përgjigj: “Urime edhe ty!”, duke treguar se dhe Xhensila mund të jetë në pritje të ëmbël.

Xhensila vetë ka postuar foto e video ku kujdeset shumë për trupin. Mirëpo, në postimet e fundit në “Instagram”, ajo shfaqet e veshur kryesisht me të gjera, duke shtuar edhe më shumë dyshimet. Besi dhe Xhensila janë prindër të një vajze, Ajkës, që erdhi në jetë në vitin 2018, ndërkohë që në intervistat e tyre e kanë lënë të nënkuptohet se e dëshirojnë një fëmijë të dytë.

Në lidhje me largimin nga ekrani, para se të pranonte ofertën e “Kosherja”, gjatë një interviste Besi zbuloi se arsyeja përse ishte larguar nga ekrani është familja e tij. I ftuar në “Roped with Olsi”, u shpreh se kur lindi vajza e tij ka qëndruar shumë pak kohë më të, për shkak të koncerteve, emisioneve dhe realizimit të filmit “Falko”.

Aktori tha se e kuptoi sa pak kishte qëndruar me Ajkën kur ‘një ditë u kthye në shtëpi dhe pa që ajo po bënte 2 vjeçe’. Ndaj mori vendimin për t’u fokusuar te familja e tij për një periudhë kohore të pacaktuar dhe dha mesazhin e rëndësishëm që çdo gjë mund të blihet përveç familjes, ndaj u kërkoi njerëzve që të shijojnë sa më shumë kohë më të afërmit e tyre.

“Kur lindi Ajka në 2018-ën ndenja 7 ditë me vajzën dhe pastaj vazhdova me koncerte deri në fund të gushtit. Erdhi shtatori filluan koncerte ne Itali, më pas ‘Be Caffee’, pastaj ditë të shtunë ishte në koncerte jashtë vendit, pastaj ‘Telebingo’, deri në fund të majit. Pastaj fillova filmin, qershor, korrik, gusht, në shtator shkova në Itali dhe bëra xhirimet, pastaj filloi postproduksioni i filmit, mbyllesha në studio pa dalë 20 orë dhe në 20 ishte premiera pastaj në 26 ra tërmet pastaj m’u desh të merresha me Bubqin, që ta sillnim në vëmendje, sepse edhe mund të ishte harruar dhe bëra gjithçka që ta sillja në vëmendje për të çuar ndihma. Pastaj filluan koncertet janar, shkurt.

Në mars ra pandemia u ktheva në shtëpi dhe pashë që vajza ime po bënte 2 vjeçe. Ne kemi një mahni shumë të madhe pasi duam t’i kushtojmë shumë vëmendje punës dhe lekut. Vajza ime ishte rritur, ishte gati dy vjeçe dhe i thashë vetes njeriu mund të blejë gjithcka, mund të rendë pas gjithçkaje, e vetmja gjë që nuk mund të blejë është kurrë është koha e humbur. Ne sot jemi të fiksuar pas rrjeteve sociale dhe të tregojmë një jetë që nuk e kemi, një jetë gënjeshtër, por duhet të jetosh jetën tënde!”, tha Bes Kallaku.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat