Demi Lovato flet për herë të parë pas rrëfimit tronditës/ “Është çliruese dhe fuqizuese”

Mediale Vip

Demi Lovato flet për herë të parë pas rrëfimit tronditës/ “Është çliruese dhe fuqizuese”

Më: 23 mars 2021 Në ora: 16:09
Demi Lovato

Këngëtarja Demi Lovato tronditi të gjithë botën me deklaratën e saj në serinë e dokumentarëve. Ajo rrëfeu se ishte përdhunuar seksualisht dy herë, një herë nga shitësi i drogës dhe një herë në adoleshencën e saj.

“Kur isha adoleshente, isha në një situatë të ngjashme. Kam humbur virgjërinë në një përdhunim. Hera ime e parë nuk ishte romantike. Më duhej ta shihja këtë person gjatë gjithë kohës dhe u përballa në mënyra të tjera“, shprehej këngëtarja.

Këngëtarja ka reaguar për herë të parë pas rrëfimit për “People”. Ajo është shprehur se pasi dëgjoi rrëfimin kishte një ndjenjë çliruese dhe fuqizuese.

“Ndonjëherë njerëzit dëgjojnë këngët e mia nga adoleshenca dhe më thonë ‘Oh, ke qenë shumë e zemëruar atëherë’ dhe unë ju them tani ‘Po, dhe tani mund ta kuptoni pse kam qenë e zemëruar. Fakti që e tregova para kamerave dhe që e di se njerëzit e kanë parë, është shumë çliruese. Është fuqizuese. Dhe më ka nxjerrë jashtë të gjithë atë inat që kisha brenda. Kisha lëshuar shumë zemërim paraprakisht, por kjo ishte si një finale e çlirimit të plotë, tani mund të shërohem plotësisht pas kësaj historie. Abuzimi seksual është diçka që shumë njerëz e shohin si tabu për të folur dhe për ta treguar, por unë dua t’ju them njerëzve se ju mundeni dhe është shumë në rregull”, është shprehur Demi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat